Ljubisha Tumbakoviç nuk është më trajner i Serbisë.
Bordi Ekzekutiv i Federatës Serbe të hënën ka shkarkuar nga detyra 68-vjeçarin pas 16 muajsh qëndrim.
Federata e ka llogaritur dështim të madh mos kualifikimin në kampionatin evropian, pasi Serbia humbi finalen e “Playoffit” kundër Skocisë.
Kujtojmë që Tumbakoviç kur ishte pjesë e Malit të Zi nuk pranoi që të dilte në fushë të drejtonte ekipin në duelin kundër Kosovës në Podgoricë.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: