VIDEO/ Fantastik Joshua, fiton me 'Ko' ndaj Kubrat Pulev

VIDEO/ Fantastik Joshua, fiton me 'Ko' ndaj Kubrat Pulev

09:40, 13/12/2020

Boksieri anglez, Anthony Joshua ka arritur të fitojë me “Ko” në raundin e nëntë ndaj rivalit bullgar, Kubrat Pulev.

I saktë në goditje, Joshua shënoi triumfin e 24-t në karrierë dhe të 22-të me “Ko”. Ndërsa për Pulev kjo ishte humbja e dytë në karrierë (ka edhe 28 fitore). Një sfidë e fortë dhe mjaft tërheqëse, por e dominuar nga boksieri britanik, që ishte më superior në ring.

Në dy raundet e para boksierët nuk dhanë shumë, pasi po studionin lëvizjet e tyre. Por në të tretin Joshua “zgjohet” dhe arrin të dominojë, duke hedhur në tapet rivalin bullgar. Raundet që e pasojnë janë më të ekuilibruar, me Joshua që administron epërsinë dhe është më agresiv se Pulev, që godet hera-herës.

Bullgari duket se rimerr veten në raundet 7-8, por Joshua rikthehet të dominojë në ring dhe në raundin e 9-të hedh sërish Pulev dy herë në tapet. Ai nuk ngrihet dot më dhe britaniku nis festën, duke triumfuar me KO dhe mbron titujt kampionë.

Këtë sfidë e ndoqi nga afër ikona e ringut Floyd Mayëeather, me të cilin Joshua u përshëndet menjëherë pasi fitoi duelin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco