Premier League/ Everton thyen Chelsean, Ancelotti fiton ndaj ish-skuadrës

Premier League/ Everton thyen Chelsean, Ancelotti fiton ndaj ish-skuadrës

08:34, 13/12/2020

Para tifozerisë së tyre, Toffees kërkonin të merrnin pikët e plota, për të t’iu afruar ekipeve kryesue. “Blutë e Londrës”, të pamposhtur në të gjitha kompeticionet që nga 29 shtatori, dëshironin vazhdimësinë.

Mirëpo, në fund ishte ekipi i Ancelottit që doli triumfues, pasi mposhti skuadrën e Lampard me rezultatin e ngushtë 1-0, me një gol të realizuar me penallti në minutën e 22-të nga islandezi Gylfi Sigurdsson. Një sukses me shumë peshë për Everton që u ngjit në kuotën e 20 pikëve, 2 më pak se Chelsea i Lampard që mund të humbasë më shumë terren me kreun nëse fitojnë Liverpool dhe Tottenham këtë javë. Pavarsisht përpjekjeve të Chelsea-t Everton e donte më shumë këtë fitore dhe rezistoi deri në fund për të marrë tre pikët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco