Nuk ka fitues, Florian Marku barazon ndaj Jamie Stewart

Nuk ka fitues, Florian Marku barazon ndaj Jamie Stewart

20:21, 12/12/2020

Tetë raunde nuk kanë mjaftuar që Florian Marku të fitojë kundër Jamie Steëart.

Boksieri shqiptar doli në ring me plis të bardh duke bërë krenar të gjithë bashkombasit e tij, por ndeshja u mbyll në barazim.

Në raundin e tretë, Stewart pësoi nokaut por ai u ngrit për të luftuar dhe dërguar ndeshjen deri në fund. Megjithatë, Marku nuk arriti që ta ruante balancin ku pas raundit të katër filloi të humbasë terren ndaj Steëart i cili ruajti energjitë për në fund.

Por, edhe pse u mendua që ndeshja do të shkonte me fitore të shqiptarit, gjyqtarët vendosën për barazim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco