Marseille i afrohet kreut në Francë, mposht Monacon

Marseille i afrohet kreut në Francë, mposht Monacon

19:20, 12/12/2020

Marseille ka mposhtur 2-1 skuadrën e Monacos në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Ligue 1.

Vendasit e nisën takimin mirë, ku pas një krosimi të Dario Benedetto, ishte Florian Thauvin që realizoi në minutën e 5’.

Nuk vonoi shumë dhe Thauvin dyfishoi shifrat në minutën e 13’, golin e nderit për miqtë e realizoi Ëissam Ben Yedder, nga penaltia në minutën 79’.

Tani ‘Les Olympiens’, ndodhet vetëm një pikë larg kryesuesve të PSG-së.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco