Muçi: Jam i lumtur te Tirana, dua të shënoj 15 gola këtë sezon

Muçi: Jam i lumtur te Tirana, dua të shënoj 15 gola këtë sezon

13:07, 12/12/2020

Talenti i Tiranës, Ernest Muçi, ka dalë në një konferencë për shtyp, përpara ndeshjes me Apoloninë, ku përveç sfidës foli edhe për objektivin prej 15 golash.

Një lajm merkatoje qarkullonte sot në media. Çfarë mund të thuash për këtë?

Nuk i ndjek shumë gazetat apo lajmet e merkatos. Jam i përqëndruar te ndeshja e nesërme. Do mundohemi të marrim sa më shumë pikë dhe ta luajmë sa më mirë. Jemi një grup që po arrijmë të bashkohemi. Jam i lumtur këtu, shpresoj të bëj sa më shumë gola dhe të paraqitem sa më mirë (Kujtojmë që ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se Ernsest Muç kërkohej nga Rapidi i Vienës).

Pozicioni më komod – Nuk kam një pozicion të preferuar. Numri 10 është pozicioni më i mirë për mua, por nuk ka rëndësi ku luaj. Dua të jem në fushë. Formacionet e trajnerit kanë qenë shumë të mira. Edhe lojtarët e tjerë ndihen mirë, kështu që s’kemi pse ndryshojmë gjë.

Objektivi me 15 gola në sezon – I qëndroj këtij objektivi. Shpresoj që ta realizoj – Kampionati është shumë i gjatë. Shpresoj të bëjmë mirë gjithë si ekip dhe jo vetëm unë si lojtar.

Apolonia – Është ekip që lufton shumë. Fituan në ndeshjen e fundit. Vijnë të motivuar sepse luajnë ndaj Tiranës dhe ne do fokusohemi sa më shumë në këtë ndeshje dhe do jemi shumë të përqëndruar.

Përballje me kapitenin e Apolonisë Eljon Sota – Njihemi mirë. Është lojtar shumë i mirë. Besoj se do bëjë mirë, do jetë i motivuar. Dua ta fitoj atë duel dhe të arrij të shënoj dhe të fitojmë”, përfundoi para mediave futbollisti i Tiranës Ernest Muçi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco