Ideja e çmendur e Boateng: Messi, shko te Napoli për të nderuar Maradonën

Ideja e çmendur e Boateng: Messi, shko te Napoli për të nderuar Maradonën

10:26, 12/12/2020

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Sulmuesi argjentinas nuk është i lumtur me ndërtimin e grupit, i cili i duket jo konkurrues dhe kështu preferon një tjetër aventurë para se të mbyllë karrierën.

Klube si Manchester City e PSG janë në vijë të parë për të siguruar shërbimet e sulmuesit, mirëpo një tjetër ide jep ish-shoku i Messit te Barcelona, Kevin Princ Boateng. Ky i fundit e fton Mesin të bashkohet me Napolin, ndërsa thekson se nëse shkon atje atëherë në stërvitje do të duhej të shkonte me helikopter pasi njerëzit do ta hanin të gjallë.

“Messi përfundon kontratën me Barcelonën, por sa fantastike do të ishte nëse do ta telefonte Napoli dhe ai të pranonte?

Nuk do t’i jepnin numrin 10, por do të më pëlqente ta nderonte dhe të luante një vit apo dy te Napoli pa menduar për paratë, thjesht një zgjedhje zemre.

Do të ishte si një film, do t’i duhej të shkonte në stërvitje me helikopter pasi njerëzit do ta hanin të gjallë. Do doja të isha Messi dhe të merrja në telefon presidentin e Napolit për t’i propozuar idenë. Çfarë historie do të ishte, jo vetëm për futbollin, por për të gjithë botën.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco