Pjanic dhe Koeman patën një bisedë mes tyre, ja çfarë i kërkoi trajneri i katalansve mesfushorit boshnjak

Pjanic dhe Koeman patën një bisedë mes tyre, ja çfarë i kërkoi trajneri i katalansve mesfushorit boshnjak

09:24, 12/12/2020

Miralem Pjanic u transferua tek Barcelona në merkaton e verës, pas katër viteve të kaluara tek Juventus.

Një ëndërr e realizuar, por që po kthehet në makth për mesfushorin boshnjak. Pjanic, që prej fillimit të sezonit ka luajtur shumë pak minuta me katalansit dhe kjo gjë ka filluar ta bezdisë jashtëzakonisht shumë. Në fillim të javës, ish-lojtari i Juventusit shprehu pakënaqësinë gjatë një interviste për “ La Gazzetta dello Sport”, duke u shprehur se kjo situatë nuk i shkonte për shtat.

Një situatë e cila sidoqoftë mund të ndryshojë javët në vijim. Sipas informacioneve të “Mundo Deportivo”, Ronald Koeman dhe Miralem Pjanic patën një bisedë para ndeshjes kundër Juventusit të martën në mbrëmje. Tekniku holandez i kishte shpjeguar 30 vjeçarit se si të rrisë minutat në fushë. Atij i është kërkuar që të përshtatet më mirë me modulin  e lojës (4-2-3-1) dhe të jetë më i angazhuar në fushë. Mbetet të shihet nëse ky diskutim do të japë apo jo fryte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco