Mori drejtimin e Laçit, flet Duro: Ja çfarë më bindi t'u bashkohesha kurbinasve

Mori drejtimin e Laçit, flet Duro: Ja çfarë më bindi t'u bashkohesha kurbinasve

08:51, 12/12/2020

Ditën e djeshme, Shpëtim Duro u zyrtarizua në krye të pankinës së Laçit. Trajneri kryeqytetas do të marrë vendin e teknikut shkodran, Armando Cungu, i cili u largua pas fillimit aspak të mirë në kampionat. Duro do të prezantohet si trajner i Laçit ditën e sotme dhe më pas do të kryejë stërvitjen e parë, ku në pak orë i duhet të ngrejë manovrën për transfertën e Durrësit.

 Trajneri Duro, në një intervistën për “Panorama Sport”, ka treguar arsyet që e bindën të merrte drejtimin e Laçit, njohjen që ka për ekipin, objektivat si dhe debutimin e nesërm me Teutën.

Çfarë ju bindi për të marrë drejtimin e skuadrës kurbinase?

Bindi? Ky është profesioni im, të drejtoj ekipe futbolli. M’u afruan drejtuesit e klubit dhe në fund gjetëm gjuhën e përbashkët. Pastaj, unë jam trajner në Shqipëri dhe duke qenë brenda realitetit i njohëm skuadrat tona. Pavarësisht se kemi qenë pushim, i kemi ndjekur të gjitha ndeshjet. Kështu që Laçin e njoh si të gjitha skuadrat e tjera shqiptare. Më bindi edhe fakti se kanë skuadër të mirë dhe kjo ishte arsyeja.

Meqë të kanë besuar drejtimin, keni ndonjë objektiv nga klubi?

Sa i përket objektivave, mua më duhet të nis punën, kur dihet se nuk jam në kushtet e fillimit të sezonit. Laçi ka pasur një periudhë të mirë, por ka qenë edhe çështje fati që nuk ka grumbulluar pikët E rëndësishme është që gjërat t’i shikojmë ndeshje pas ndeshjeje. Skuadra është, ndaj shpresojmë të marrim rezultatet pozitive. Laçi është një skuadër që ka gjithë gjithmonë në krye, në pjesën e sipërme të klasifikimit, në vitet e fundit. Momentalisht nuk mund të flas për objektiv, por gradualisht do të flasim edhe për atë gjë.

Do të bazoheni te fizionomia që ka pasur Laçi apo do të ndryshoni diçka në ekip?

Ajo është skuadra. Laçi nuk është se ka luajtur keq edhe në këto ndeshjet e para, por në disa takime u ka munguar edhe fati duke mos kapur rezultatet. Normal, kur nuk kapet rezultati ne trajnerët e dimë që duhet bërë ndryshim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco