Serie A/ Sasuolo vazhdon surprizat, ngjitet në vend të dytë

Serie A/ Sasuolo vazhdon surprizat, ngjitet në vend të dytë

23:04, 11/12/2020

Sasuolo vazhdon të surprizojë në Serinë A, teksa ditën e sotme kanë regjistruar fitoren e radhës, duke mposhtur Beneventon me rezultatin 1-0.

Një gol i Berardit në minutën e 8-të me penallti i dha një fitore shumë të rëndësishme skuadrës së De Zerbit, që tashmë e shikon veten në vendin e dytë me 22 pikë, duke lënë pas skuadra si Interi, Juventusi, Napoli dhe Roma.

Sasuolo ka treguar një formë shumë të mirë këtë fillim sezoni, teksa në 11 ndeshje të zhvilluara, ka vetëm një humbje, atë ndaj Interit, teksa kanë regjistruar 6 fitore dhe 4 barazime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco