Drejtori i Milanit: Do mundohemi të mbajmë Ibrën

Drejtori i Milanit: Do mundohemi të mbajmë Ibrën

22:13, 11/12/2020

Milani në janar do të kërkojë të përforcohet dhe duket i sigurt afrimi i një mbrojtësi.

Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv Frederik Masara, i cili duke folur për “Sky”, tha: “Merkatoja e janarit do të kalojë një krizë sivjet, megjithatë jemi në kërkim të një kandidati në bazë edhe të nevojave e mundësive tona”.

Prioritet te kuqezinjtë, në fakt, kanë rinovimet e mes tyre figuron edhe ai i Zlatan Ibrahimovic.

“Kontrata e Ibrës është një temë që do ta përballojmë së bashku pak më vonë. Nëse do të ketë këtë dëshirë, do të mundohemi ta mbajmë, madje do të mundohemi t’i afrojmë edhe familjen në Milano”, përfundoi drejtori sportiv i “Djallit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco