Van Persi: Doja të ngrija trofe, isha shumë pranë firmës me...

Van Persi: Doja të ngrija trofe, isha shumë pranë firmës me...

22:08, 11/12/2020

Në një intervistë dhënë gazetarit holandez Kaj Gorgels, ish-sulmuesi Robin van Persi komenton edhe mundësinë e tij për t’u transferuar te Juventusi kur luante për Arsenalin.

 “Tek Arsenali nuk ndieja se skuadra mund të luftonte për trofe. Një ditë, presidenti më tregoi shifrat pozitive të klubit, por unë iu përgjigja se më interesonte vetëm të fitoja kampionatin.

Mendova të largohesha nga Anglia dhe akordi me Juventusin ishte një hap larg, por presidenti ishte kundër këtij transferimi. I sugjerova pastaj Vengerit që të transferonte në Londër Kielinin. Do të na shërbente një lojtar grintoz si ai, një fitues i lindur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco