FOTO/ Shpëtim Duro merr drejtimin e klubit të Superligës

FOTO/ Shpëtim Duro merr drejtimin e klubit të Superligës

20:56, 11/12/2020

Laçi e ka tashmë trajnerin e ri pas largimeve të Armando Cungut dhe Stavri Nicës.

Do të jetë Shpëtim Duro timionieri i ri i skuadrës kurbinase në këtë sezon.

Ka qenë vetë klubi i Laçit që ka zyrtarizuar akordin me teknikun kryeqytetas i cili do të provojë tashmë një eksperiencë të re në Kategorinë Superiore.

Image

Pas bisedimeve të shumta me disa trajnerë ku u përfol edhe një afrim i mundshëm i austriakut Peter Pacult, presidenti i Laçit Pashk Laska ka vendosur të zgjedhë Shpëtim Duro, një njohës të mirë të kampionatit shqiptar.

Edhe pse ka grumbulluar vetëm 7 pikë në 7 ndeshje, Laçi ka objektiva madhorë në këtë sezon dhe do të përpiqet t’i arrijë pasi ka zhvilluar një merkato cilësore ndërkohë që nuk është luajtur ende as një çereku i kampionatit dhe sezoni është shumë i gjatë.

Duro tashmë 60-vjeçar, i cili në karrierën e tij të gjatë si trajner ka drejtuar disa herë Partizanin, por edhe Besën, Vllaninë, Skënderbeun e Kukësin, do të nisë të dielën në “Niko Dovana” në ndeshjen ndaj Teutës aventurën e tij në stolin e Laçit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco