FOTO/ Situata në KOKSH, reagon kandidati për president

FOTO/ Situata në KOKSH, reagon kandidati për president

20:10, 11/12/2020

Nga Martin Biba

Si kandidat për President i KOKSH po ndaj disa pikëpamje se ku jemi dhe ku duam të shkojmë!

Së pari vendimi i djeshëm i gjykatës së shkallës parë të Tiranës rrëzon datat e asambleve 13 /12/ 2020 ( për miratimin e statutit) dhe 23/12/ 2020 ( zgjedhore ). Duhej të ndodhte dhe ja ku jemi për momentin, por statuti (njëri nga dy projekt statutet ) duhet të miratohet dhe të shkojmë në asamblenë zgjedhore për Komitet Ekzekutiv dhe President.

Image

Komisioni statutor i ka dërguar këto projekt-statutet mbas një pune cilësore duke bërë ndryshimet e duhura, tani vullneti i Asambles se cilin do të miratojë. Nevojitet kohë për të respektuar afatet, pra 30 ditë mbas miratimit të statutit nga Asambleja Statutore , MAR dhe nga Gjykata e Tiranës thirret Asambleja Zgjedhore e KOKSH. Pra tejkalohet afati i rezolutës 09/02/2020 dhe kjo s’duhet të shqetësojë askënd sepse qëllimi është funksionimi mbi baza ligjore dhe statutore i KOKSH.

Për këto afate jam shprehur herë tjetër dhe tani vetëm duhen finalizuar ato që thashë më sipër. Kur është vullneti i sportit gjithçka realizohet në kohë e me cilësi si për nga afatet kohore dhe ato procuderiale të domosdoshme e të nevojshme!

Megjithatë unë kam komunikim të mirë dhe falenderues për këdo që ka kontribuar në zgjidhjen e situatës e do to të kontribojë në vazhdimësinë e punës në KOKSH!

Unë i pranoj dhe sigurisht i ftoj dhe ata që kanë hatërmbejtje, inate, mëri, apo mendime të kundërta e mos pranime që të bashkohemi dhe stabilizojmë KOKSH në frymën olimpike, ligjore, statutore dhe shoqërisht në ditët e ardhëshme!

Të drejtosh do të thotë të rrugëtosh me njerëzit pavarësisht mendimeve ndryshe dhe kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur! Rezultati vjen shpejt dhe nga eksperienca ime prej 10 vitesh si President i FSHM them se kur vendoset në përparësi zhvillimi, masivizimi, cilësia sportive, vendimmarrja kolegjiale, moskrijimi i pengesave artificiale të udhëhequara nga interesa të vogla personale,mbarvajtja e punës së një organizate sportive si KOKSH vendoset në shinat e duhura!

 

E mira ska fund por mendoj se dua të falenderoj këdo për atë që kanë bërë mirë nga ime dhe ti fal për atë që skan bërë mirë në të kaluarën  dhe tu kërkoj bshkëpunim të gjithë atyre që duan të bashkëpunojmë sëbashku për një KOKSH i cili do të jetë nesër( mbas zgjedhjeve) dinjitoz, ku të jetë i qartë objektivi së pari sporti e sportistët dhe së dyti pjesmarrja olimpike me një numër sportistësh të kosiderueshëm për vendin tonë e pretendues për medalje olimpike, puna e bashkëpumini me intitucionet kombëtare e ndërkombëtare!

 

Gjatë ditëve në vazhdim do të shpalos sipas kohës që do të kemi në varësi të asambleve  dhe platformën time për KOKSH!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco