Zinedine Zidane flet për Isco-n dhe Marcelo-n

Zinedine Zidane flet për Isco-n dhe Marcelo-n

19:48, 11/12/2020

Kohët e fundit, Isco dhe Marcelo po luajnë pak te skuadra e Real Madrid. Në mediat spanjolle u përfol se dy futbollistëve nuk janë më në planet e klubit dhe do largoheshin nga madrilenët në merkaton e verës. Por i pyetur për këto dy raste në një konferencë për shtyp, Zinedine Zidane u shpreh se ai ka ende besim tek ta.

“Unë gjithmonë do të kem besim tek ta. Është e vërtetë që nuk kanë luajtur shumë kohët e fundit, por janë në pjesë e planeve të mia. Gjithmonë kanë demonstruar se kush janë. E kaluara e tyre flet shumë. Më duhet të bëj zgjedhje çdo tri ditë, është puna ime, por po stërviten mirë dhe unë do mbështetem te i gjithë grupi, " tha Zidane.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco