'Portieri më i mirë i vitit' - FIFA zbulon 3 finalistët

'Portieri më i mirë i vitit' - FIFA zbulon 3 finalistët

18:51, 11/12/2020

Edhe pse pati ndërprerje të kompeticioneve, shtyrje dhe anulime, FIFA mendon se lojtarët e futbollit meritojnë të shpërblehen.

Përcaktuar në fund të një procedure votimi duke mbledhur së bashku votat e kapitenëve dhe trajnerëve të të gjitha ekipeve kombëtare në botë, votat e mbështetësve në internet, si dhe zgjedhjet e një paneli me më shumë se 200 përfaqësues të mediave, çmimet e FIFA-s për vitin 2020 do të shpërndahen këtë vit në një ceremoni më 17 dhjetor.

Të hapura nga 25 nëntori deri më 9 dhjetor, votat kanë caktuar tashmë tre finalistë në secilën kategori. Për atë të portierit më të mirë të vitit në garë janë, braziliani Alisson Becker me 29 gola të pësuar në 37 ndeshje dhe kampion i Anglisë me Liverpool (gjithashtu fitues i Kupës së Botës për Klube), slloveni Jan Oblak, portier i Atletico Madrid me 38 gola të pësuar në 49 ndeshje (i 3-ti në La Liga, çerekfinalisti i Champions League), dhe gardiani Bayern Munich, Manuel Nouer (49 gola të pësuar në 51 ndeshje) fitues i kampionatit dhe kupës së Gjermanisë por edhe Champions League. Për të marrë vesh fituesin, duhet të presim edhe gjashtë ditë të tjera. Vitin e kaluar, Alisson Becker fitoi trofeun.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco