UEFA gjobit FSHF-në për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi

UEFA gjobit FSHF-në për ndeshjen Shqipëri-Bjellorusi

17:27, 11/12/2020

Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë para 4 ditësh një gjobë nga UEFA.

Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës (CEDB) gjobiti FSHF-në me 5 mijë euro për mosrespektimin e protokollit të “Return to play” të përcaktuar nga institucioni i futbollit europian.

Sipas "Panorama Sport", për ndeshjen e 18 nëntorit Shqipëri-Bjellorusi 3-2, e luajtur në “Air Albania”, Disiplina e UEFA konstatoi se pala shqiptare nuk ka respektuar detyrimet organizative dhe mjekësore për mbarëvajtjen e ndeshjes me bjellorusët.

Ndërkohë, pa shpëtuar nuk ka mbetur as Federata e Bjellorusisë.

Pala bjelloruse është gjobitur me 6 mijë euro për shkak të sjelljen e gabuar të ekipit në fushën “Air Albania”-s pas përfundimit të takimit me kuqezinjtë, ku pati mosmarrëveshje mes palëve.

Masa penalizuese duhet të shlyhet brenda 90 ditëve nga të dyja palët.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco