Dino Zof: Strakosha dhe Reina janë aset për Lazion

Dino Zof: Strakosha dhe Reina janë aset për Lazion

19:09, 10/12/2020

Thomas Strakosha apo një portier me eksperiencë si Pepe Reina? Kjo është pyetja e cila aktualisht po mundon shumë trajnerin e Lazios, Simone Inzagi.

Në fakt, në fillim të sezonit titullar i padiskutueshëm ishte gardiani i kombëtares kuqezi, mirëpo pas infektimit me COVID-19, Strakosha humbi kuota në hierarki, kjo edhe për shkak se ende nuk ka ardhur në formën më të mirë.

Këtë kohë në dispozicion e shfrytëzoi portieri spanjoll që me eksperiencën e tij ka bërë mirë dhe tashmë shqiptarit i duhet të konkurrojë fort për vendin e titullarit.

Shumë analistë në Itali mendojnë se kjo do t’iu bëjë keq portierëve, duke iu ulur sigurinë, megjithatë nuk mendon kështu një legjendë e portës siç është Dino Zof.

Ish-portieri i Italisë dhe Juventus, mendon se Reina dhe Strakosha janë shumë të fortë dhe një aset për Lazion dhe fakti që janë alternativë e njëri-tjetrit nuk i bën të pasigurt, vetëm në mos janë të pamësuar me konkurrencën.

“Mos u merrni me gjëra që nuk kanë sens. Reina dhe Strakosha janë dy portierë shumë të fortë, një aset për klubin e Lazios. Nëse fakti që mund të alternohen është një rrezik, atëherë do të thotë se asnjë prej tyre nuk është mësuar të luftojë dhe të ketë konkurrencë”, u shpreh Zof.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco