Neymar: Racizmi? Ndodhi edhe me mua, mendova të...

Neymar: Racizmi? Ndodhi edhe me mua, mendova të...

18:18, 10/12/2020

Pasi PSG dhe skuadra nga Stambolli, Basaksehir, u bashkuan kundër racizmit pas fyerjes së pretenduar të zyrtarit të katërt, Sebastian Coltescu, ndaj Pierre Webó, trajnerit të dytë të ekipit turk. Sulmuesi brazilian i parizienëve, Neymar Junior, duke folur për këtë ngjarje të rëndë, përmendi edhe incidentin që pati në fillim të sezonit me spanjollin Alvaro González, të cilin ai e akuzoi si racist gjatë përplasjes midis PSG dhe Olympique Marseille.

“Është një çështje shumë serioze, shumë e ndjeshme. Për fat të keq, kjo situatë e bezdisshme ka ndodhur. Ndodhi me mua në fillim të sezonit. Unë e di që nuk është normale të vuash një akt ose një insinuatë për shkak të ngjyrës së lëkurës, për shkak të racës tënde …”, – siguroi një Neymar. Ai rrëfeu më tej se duhej të kishte ndaluar lojën edhe në atë takim të kampionatit francez:

“Ne bëmë shumë mirë bashkë me skuadrën e Basaksehirit, kjo është ajo që duhet të bëjmë. Braktisja e ndeshjes kaloi në kokën time edhe herën e parë dhe kjo ishte ajo që unë duhej të kisha bërë.”

Komiteti Disiplinor i Ligue 1 nuk i provoi fyerjet raciste e për rrjedhojë Neymar dhe Alvaro González nuk u ndëshkuan për sjelljet e tyre të pahijshme në atë takim.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco