Sherr tek Atalanta, kapiteni goditi me grusht trajnerin Gasperini në pushimin e ndeshjes me Ajaksin

Sherr tek Atalanta, kapiteni goditi me grusht trajnerin Gasperini në pushimin e ndeshjes me Ajaksin

17:08, 10/12/2020

Atalanta në 1/8-at e Ligës së Kampioneve mes mungesës së qetësisë në dhomat e zhveshjes. Në Amsterdam, kundër Ajaksit, italianëve u mjaftonte një barazim, por skuadra e Berat Gjimshitit arrin të dalë fitimtare falë një goli të Luis Murielit në fundin e ndeshjes, kur holandezët kishin mbetur me 10 vetë.

Harrohen për 90 minuta problemet në dhomat e zhveshjes, ku flitet për një sherr mes trajnerit Gasperini dhe kapitenit Gomez, madje ky i fundit përflitet edhe se e ka goditur edhe me grusht trajnerin në pushim të ndeshjes së javës së shkuar kundër Midtjylandit.

Gjithçka mendohet se ka nisur pasi sulmuesi nuk i është përgjigjur një spostimi taktik që i ka kërkuar Gasperini dhe në pushimin e ndeshjes ka degraduar e gjithë situata, duke sjellë edhe ndërhyrjen e Iliçiçit, i cili ka mbajtur krahun e kapitenit të tij.

Lajmi konfirmohet edhe nga një drejtues i klubit, ndërsa Gasperini ka shkuar i indinjuar për të dorëzuar dorëheqjen e tij, e cila nuk është pranuar nga klubi.

U përfol se ai do ta jepte atë pas ndeshjes së djeshme, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Atalanta do të vazhdojë të drejtohet nga Gasperini, i cili u përpoq që t’i sheshonte këto mosmarrëveshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco