Cavani: U thashë 'Jo' Juventusit dhe Interit në respekt të Napolit

Cavani: U thashë 'Jo' Juventusit dhe Interit në respekt të Napolit

16:59, 10/12/2020

Edinson Cavani në një intervistë për “Mondo Napoli” foli rreth pikturës murale, në “Stazione Mostra” që të çon në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Ish-sulmuesi napoletan i cili sot aktivizohet në rradhët e Manchester United u shpreh se ndjehet i emocionuar që është përfshirë në muralesin e famshëm të Napolit dhe se do të jetë mirënjohës gjithmonë ndaj klubit dhe tifozëve.

Image

Muralesi – “Unë e kam parë atë dhe jam shumë i emocionuar. Është e disata herë që Napoli shfaq mirënjohjen për mua dhe që unë atë klub nuk do t’a harroj kurrë. Emocioni u dyfishua kur pashë fëmijët e mi të admironin atë murales.”

Për napoletanët – “Vetëm faleminderit. Do t’i jem gjithnjë mirënjohës. Për këtë arsye që u thashë “JO” shumë klubeve italiane, përfshirë Juventusin, i cili më telefononte shpesh, dhe gjithashtu Interin. Nuk mund të bëja një gjest të tillë për napoletanët. Nëse mendoj për Napolin, mendoj për gëzim, sepse e di që kam bërë aq shumë për ta dhe ata vazhdojnë të më bëjnë homazhe me gjithë këtë.”

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco