Futboll pa Paolo Rossin: Një minutë heshtje në çdo ndeshje të Europa League

Futboll pa Paolo Rossin: Një minutë heshtje në çdo ndeshje të Europa League

16:21, 10/12/2020

Pas vdekjes së legjendës italiane dhe kampionit të botës me të kaltërit në vitin 1982, Paolo Rosi, ka reaguar dhe institucioni më i madh për futbollin në Europë, UEFA.

Qeveria më e madhe e futbollit europian ka shkruar në rrjetin e saj zyrtare në “Twitter”, se në të gjitha sfidat e sotme të Europa Ligës do të mbahet një minutë heshtje për të nderuar figurën e ish-kampionit të madh Paolo Rosi:

“Futbolli europian qan për ‘Pablito’-n, ku me tripletën e tij legjendare ndaj Brazilit në Botërorin e 1982, dërgoi të kaltërit drejt fitimit të titullit të tretë botëror.”, lexohej në komunikatë.

Ish-sulmuesi i Juventusit, është shpallur golashënuesi më i mirë i Botërorit të 1982. Rosi është aktivizuar në 48 ndeshje me fanellën e kaltër duke realizuar 20 gola.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco