Barcelona do ta ketë punën “pisk” në rundin tjetër të UEFA Champions League.
Për shkak se u pozicionua në vendin e dytë në Grupin G, skuadra e Ronald Koeman rrezikon të përballet me një ekip gjigant.
Kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës në fazën me eliminim direkt do të jenë: Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund dhe PSG.
Në këtë rund, ekipet nga i njëjti shtet nuk mund të përballen njëri me tjetrin.
Ja ndarja e vazove:
Vazo 1: Bayern Munich, Manchester City, Liverpool, Chelsea, Borussia Dortmund, Juventus, PSG, Real Madrid.
Vazo 2: Porto, Atletico Madrid, Atalanta, Sevilla, Lazio, Barcelona, RB Leipzig, Borussia Monchengladbach.
Datat e ndeshjeve:
Ndeshjet e para: 16/17/23/24 shkurt
Ndeshjet e kthimit: 9/10/16/17 mars
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: