U-17/ Shqipëria në një grup me Italinë në eliminatoret e Evropianit 2021

U-17/ Shqipëria në një grup me Italinë në eliminatoret e Evropianit 2021

17:14, 09/12/2020

Sot në Nion, në selinë e UEFA-s, është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2021 për kombëtaren U-17 të Shqipërisë.

Kuqezinjtë në këtë “Qualifying Round” janë shortuar në Grupin 12 së bashku me Italinë, Skocinë dhe Irlandën e Veriut.

Ndeshjet kualifikuese do të nisin nga 1 korriku i vitit 2021 dhe do të përfundojnë në 16 nëntor të po këtij viti.

Janë gjithsej 13 grupe, me nga katër skuadra, ku dy ekipet e para të çdo grupi dhe katër ekipet më të mira të vendeve të treta, do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në pranverën e vitit 2022. 

Izraeli, që është edhe vendi pritës, do të shkojë direkt në finalet e turneut, që do të mbahen në maj të vitit 2022.

Në ditët në vijim do të njiheni me datat e sakta të ndeshjeve dhe vendin organizator të këtij raundi kualifikues.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco