Tirana merr fitoren e parë me Nevil Deden në stol

Tirana merr fitoren e parë me Nevil Deden në stol

16:39, 09/12/2020

Tirana ka mposhtu Laçin në një përballje tepër emocionuese. Supergoli i kapitenit Batha, i dhuroi triumfin e parë trajnerit Dede në krye të bardhebluve.

Heroi i kampionëve në fuqi në këtë përballje, ishte padyshim gardiani Visar Bekaj, që arriti t’i priste 11-metërshin sulmuesit Nuabueze në minutën e 36-të.

Portieri kosovar ishte protagonist edhe në disa neutralizime të tjera tepër vendimtare gjatë ndeshjes.

Vlen të theksohet se në sfidën e sotme, Laçi u drejtua nga zv.trajneri Klevi Hima, në mungesë të Stavri Nicës.

Me këtë fitore, Tirana u ngjit në kuotën e 9 pikëve në 7 ndeshje, ndërkohë që Laçi, pozicionohet në vendin e 7-të, me 7 pikë në 7 ndeshje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco