Kategoria Superiore/ Partizani - Teuta, ja si rreshtohen skuadrat

Kategoria Superiore/ Partizani - Teuta, ja si rreshtohen skuadrat

16:25, 09/12/2020

Në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet sfida mes Partizanit dhe Teutës,e  vlefshme për javën e 7-të në Kategorinë Superiore.

Pritet të jetë një sfidë mjaft e luftuar, duke parë dhe pretendimet që kanë skuadrat në kampionat. “Demat” duan të kthehen te fitorja pas barazimit 0-0 në derbi, ndërsa “djemtë e detit” duan të thyejnë serinë e 4 barazimeve rresht në kampionat.

Në kampin e të kuqve, trajneri Ilir Daja ka ruajtur formacionin e zakonshëm që ka përdorur në këtë sezon. Nga ana tjetër, Erando Karabeci rikthehet si titullar.

FORMACIONET ZYRTARE

PARTIZANI: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Kote, Broja, Bardhi, Solomon, Mala, Cardoso. Trajner: Ilir Daja.

TEUTA: Frashëri, Kuro, Hoxha, Arapi, Todorovski, Karabeci, Aleksi, E.Vila, L.Vila, Bregu, Krasniqi. Trajner: Edi Martini.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco