Vllaznia ruan kryesimin e Superligës, fiton me lehtësi ndaj Kastriotit

Vllaznia ruan kryesimin e Superligës, fiton me lehtësi ndaj Kastriotit

15:40, 09/12/2020

Vllaznia marrë një fitore të rëndësishme duke mbajtur kryesimin në Kategorinë Superiore.

Shkodranët mposhtën 3-0 në transfertë skuadrën e Kastriotit e vlefshme për javën e 7-të në elitën e futbollit shqiptar.

Vetëm 1 minutë nga starti Ismael Dunga kaloi në avantazh shkodranët, ndërsa në minutën e 18’ ishte Haris Dilaver i cili dyfishoi shifrat.

Golin e tretë e realizoi Demir Imeri (43’).

Pas kësaj fitore, Vllaznia mban kryesimin e Superligës me 16 pikë të grumbulluara, 3 më shumë se Kukësi i vendit të dytë.

Ja të gjitha ndeshjet e sotme:

Apolonia 1-0 Skënderbeu

Bylis 0-3 Kukësi

Kastrioti 0- 3 Vllaznia

Laçi 0-1 KF Tirana

16:45 Partizani - Teuta

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco