Klubi i Partizanit, ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullon në media ku thuhet se trajneri Ilir Daja është infektuar me Covid-19.
Gjatë një reagimi zyrtar të Partizanit thuhet se lajmi është i pavërtetë pasi Daja gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë prezent në duelin kundër Teutës.
NJOFTIM PËR MEDIA:
Duke marr shkas nga lajmi që po qarkullon sot në disa media vizive dhe ato të shkruara, të cilat njoftojnë se traineri ynë Ilir Daja është infektuar me Covid-19, saktësojmë se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë. FK Partizani garanton se traineri Ilir Daja gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht është prezent në hotel i grumbulluar së bashku me ekipin për sfidën ndaj Teutës, ndeshje e cila do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. I tërheqim vëmendjen mediave të caktuara të jenë më të përgjegjshëm dhe profesionist në informacionet që përcjellin. Në çdo moment të kontaktojnë strukturat përkatëse të klubit FK Partizani.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: