Zbardhet dëshmia shokuese e Maradonës: Nuk do t’iu lë asnjë trashëgimi vajzave të mia

Zbardhet dëshmia shokuese e Maradonës: Nuk do t’iu lë asnjë trashëgimi vajzave të mia

11:14, 09/12/2020

Detaje të reja të tjera mbi jetën private të Diego Armando Maradonës.

Barbara d’Urso transmetoi audion që “El Pibe de Oro” i dërgoi avokatit të vet, Matias Morla, disa muaj më parë. Në audio, Maradona shfaqet i tërbuar, sepse motrat e tij nuk ishin ftuar në dasmën e vajzës së madhe, Dalma.

“Nuk jam duke shkuar në ndonjë martesë dhe nuk do t’iu lë asnjë trashëgimi vajzave të mia, sepse janë mosmirënjohëse. Unë do të jap gjithçka për bamirësi. Ato duhet të turpërohen. Motrat e mia i ushqyen vajzat kur ishin të vogla, ato nuk e meritojnë këtë”, – dëgjohet t’i thotë Maradona avokatit të vet.

Korrespondenti i programit të “Mediaset”, Vito Paglia, zbuloi gjithashtu një aspekt të ri të historisë: “Matias Morla, avokati i Diego Armando Maradonës, në shkurt 2021 do të duhet të gjykohet për dy krime: shpifje dhe fyerje. Kauza mbështetet nga Dalma Maradona, Jannina Maradona dhe Claudia Villafane”.

Pas vdekjes së Diegos, lufta për trashëgiminë e pasurisë së tij vazhdon të jetë më e ashpër se kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco