Qortim dhe gjobë ndaj KF Dardanës

Qortim dhe gjobë ndaj KF Dardanës

09:08, 09/12/2020

Klubi i Futbollit  Dardana ,nga Kamenica në procedurë te hapur nga mbledhja  e kaluar e komisionit disiplinor datë; 01.12.2020 për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e senioreve Grupi; B; Dardana– Ramiz Sadiku, e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin “Agush Isufi“ në Kamenicë. 

Raportet zyrtare (pengimi i  kameramanit të autorizuar nga FFK-ja për  të përcjellë ndeshjen). Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika g) të Rregullores disiplinore  i shqiptohet masa disiplinore e  qortimit.

Sevdai Kastrati, kryetar i klubit të futbollit  DARDANA  nga Kamenica  në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor datë 01.12.2020 për veprime të palejuara (gabuara) në ndeshjen e javës së; XIII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve Grupi B; Dardania – Ramiz Sadiku, e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin “Agush Isufi“ në Kamenicë. Raportet zyrtare (pengoi kameramanin e autorizuar nga FFK-ja për  hyrje në stadium në kryerjen e detyrës se tij) (recidivist) Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika c  dhe neni 10 paragrafi 2  i Rregullores disiplinore; DENOHET me të holla në shumë  prej; 500 euro (pesëqind  euro). Afati i pagesës së dënimit të shqiptuar me të holla është  8 (tetë) ditë nga data  kur vendimi  bëhet i plotfuqishëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco