Zgjerohen përmasat e skandalit racist në PSG-Basaksehir, reagon Erdogan

Zgjerohen përmasat e skandalit racist në PSG-Basaksehir, reagon Erdogan

22:57, 08/12/2020

Ndërprerja e takimit PSG-Basaksehir ka marrë vëmendjen dhe të presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Pas lajmit të ndërprerjes së sfidës për shkak të ofendimeve me fjalë raciste ndaj zv/trajnerit Pier Vebo nga gjyqtari i katërt rumun Sebastian Koltesku, Erdogan dënoi ngjarjen e ndodhur dhe kërkon që UEFA të veprojë sipas rregullave të luftës ndaj racizmit në sport.

Kujtojmë që Basaksehir është akuzuar shpesh si klub që financohet në mënyrë sekrete nga presidenti Erdogan.

“Përfaqësuesi jonë dënon deklaratat raciste të bëra ndaj Pier Vebo, njërit prej pjesëtarëve të stafit teknik të Basaksehirit dhe besoj se UEFA do të marrë hapat e duhur. Jemi në mënyrë të pakushtëzuar kundër racizmit dhe diskriminimit në sport dhe në të gjitha fushat e jetës”, u shpreh Erdogan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco