PSG-Basaksehir u ndërpre për racizëm, UEFA merr këtë vendim

PSG-Basaksehir u ndërpre për racizëm, UEFA merr këtë vendim

22:34, 08/12/2020

Sfida PSG-Basaksehir, e cila është ndërprerë për minuta të tëra, do të luhet sërish, por me një gjyqtar të katërt tjetër.

UEFA bëri me dije në një njoftim të fundit se ballafaqimi mes nënkampionëve të Europës dhe kampionëve të Turqisë do të luhet sërish, por nuk saktëson se në cilin moment.

“Duke ndjekur incidentin me arbitrin e katërt, ndeshja u ndërpre përkohësisht. Pas konsultimit me të dyja skuadra, u vendos që takimi të rinisë me një arbitër të katërt të ri. UEFA do të hetojë çështjen dhe një njoftimi i ri do të komunikohet”, thuhet në njoftimin e fundit të qeverisë së futbollit europian.

Ndeshja u kthye në qendër të kaosit pasi arbitri i katërt Sebastian Koltesku ofendoi me fjalë raciste zv-trajnerin e Basaksehirit, Pier Vebo.

Ky i fundit dhe sulmuesi i ekipit Demba Ba u përjashtuan nga sfida me karton të kuq për sjellje antisportive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco