Basaksehir vendos kushtet për të nisur sërish ndeshjen

Basaksehir vendos kushtet për të nisur sërish ndeshjen

22:39, 08/12/2020

Ndeshja e Ligës së Kampionëve midis PSG dhe Basaksehir nuk është e sigurt nëse do të rinis. UEFA kishte vendosur të zëvendësonte arbitrin e 4-të, i akuzuar për sjellje raciste kundër Achille Ëebo, një anëtar i stafit teknik të klubit turk, me Maurizio Mariani, gjyqtari i cili fillimisht merrej me VAR.

Mirëpo, klubi turk nuk dëshiron të shohë rumunin, Sebastian Col?escu të luaj ndonjë rol në këtë takim. "Ne nuk do të vazhdojmë ndeshjen nëse gjyqtari i 4-të i akuzuar për racizëm, luan ndonjë rol në këtë takim" , thotë presidenti i Basaksehir, Goksel Gumusdag . Një problem tjetër, VAR kërkon dy ndihmës, por një do të mungonte në rast të përjashtimit përfundimtar të arbitrit rumun.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco