Skandal/ Ndërpritet takimi PSG - Basaksehir, arbitri i 4-rt fyen anëtarin e stafit të ekipit turk

Skandal/ Ndërpritet takimi PSG - Basaksehir, arbitri i 4-rt fyen anëtarin e stafit të ekipit turk

21:36, 08/12/2020

Është një skenë që nuk është parë kurrë në Ligën e Kampionëve. Pas një çerek ore lojë, ndeshja midis PSG dhe Basaksehir është ndërprerë, pasi një anëtar i stafit teknik turk, ish-futbollisti i Kamerunit, Achille Webo, tha se ishte fyer (racizëm) nga të arbitrit të 4-të i ndeshjes.

Lojtarët e dy ekipeve u grupuan, duke kërkuar një shpjegim nga rumuni Sebastian Col?escu, arbitri i 4-të i ndeshjes. Të inkurajuar nga Demba Ba, të gjithë lojtarët e skuadrës nga Stambolli morën vendimin të ktheheshin në dhomën e zhveshjes. Demba Ba është ndëshkuar me karton të kuq nga gjyqtari për sjellje antisportive. Futbollisti është përplasur me arbitrin e katërt të takimit duke i shprehur zemërimin për sjelljen skandaloze ndaj stafit teknik të Basaksehirit.

Ndeshja është pezulluar deri në një njoftim të dytë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco