‘Katar 2022’/ Kosova e nis kundër Suedisë, kalendari i ndeshjeve të ‘Dardanëve’

‘Katar 2022’/ Kosova e nis kundër Suedisë, kalendari i ndeshjeve të ‘Dardanëve’

19:44, 08/12/2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll do të nisë në muajin mars të vitit të ardhshëm kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”.

Ndeshja e parë e Kosovës do të zhvillohet më 28 mars kundër Suedisë në “Fadil Vokrri”.

Tri ditë më vonë “Dardanët” do të luajnë kundër Spanjës në transfertë.

Fushatën e kualifikueseve të Botërorit “Katar 2022” djemtë e Bernard Challandes do ta mbyllin më 14 tetor, ku do të luajnë kundër Greqisë në Athinë.

Kalendari i ndeshjeve të Kosovës

28 mars 2021 / Kosovë – Suedi

31 mars 2021/ Spanjë – Kosovë

2 shtator 2021 / Gjeorgji – Kosovë

5 shtator 2021 / Kosovë – Greqi

8 shtator 2021 / Kosovë – Spanjë

9 tetor 2021 / Suedi – Kosovë

12 tetor 2021 / Kosovë – Gjeorgji

14 nëntor 2021 / Greqi – Kosovë

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco