Vdes trajneri që drejtoi Argjentinën në finalen e Botërorit 2014

Vdes trajneri që drejtoi Argjentinën në finalen e Botërorit 2014

20:50, 08/12/2020

Ish-trajneri i Argjentinës, Alejandro Sabella, ka vdekur në moshën 66-vjeçare.

Sabella, i lindur në Buenos Aires në 1954-ën, drejtoi Argjentinën midis viteve 2011 dhe 2014.

Image

Ai i drejtoi kombëtaren argjentinase në finalen e Kupës së Botës në 2014-ën, duke u mundur në shtesë 1-0 nga Gjermania, para se të jepte dorëheqjen pas turneut.

Si lojtar, Sabella ishte mesfushor. Ai filloi karrierën te River Plate në vitin 1974, para se të kalonte në Angli te Sheffield United dhe Leeds.

Ai më vonë luajti në Argjentinë për Estudiantes dhe Ferro Carril Oeste para se të përfundonte karrierën e tij në Meksikë me Irapuato në 1989.

Ai luajti edhe 8 ndeshje për Argjentinën.

Sabella e bëri Lionel Messin kapiten dhe humbi vetëm pesë nga 40 ndeshjet e tij në krye të Argjentinës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco