Martini: Në çdo ndeshje futemi për të fituar!

Martini: Në çdo ndeshje futemi për të fituar!

20:48, 08/12/2020

Teuta këtë të mërkurë do të luajë një ndeshje shumë delikate që mund të vendosë shumë përsa i përket ecurisë së “Djemëve të Detit” në kampionat. Barazimet radhazi kanë prishur disi qetësinë në kampin durrsak me Teutën që do të kërkojë të marrë maksimumin ndaj Partizanit të Dajës, këtë mesjavë. Trajneri Edi Martini e di që e pret një ndeshje shumë e vështirë por ai nuk u trembet të kuqëve dhe është i bindur nëse Teuta shfaqet më pragmatiste dhe shfrytëzon rastet, tre pikët do të vinë.

“Normal është një situatë që ka një lloj ngërçi. Më vjen keq që kemi dalë barazim, për mënyrën se si kemi luajtur. Nuk duhet të kishim marrë këto barazime, pasi kemi luajtur më mirë se kundërshtarët. Gjithsesi janë katër ndeshje që duhen lënë pas dhe të mendojmë për ndeshjen me Partizanin”.

“Formacioni? Kur vijnë lojtarë të rinj në ekip gjithçka duhet parë me shumë kujdes. Kemi disa lloje formacionesh, pasi kemi mjaftueshëm lojtarë për të bërë prova të ndryshme. Normalisht të gjithë lojtarët që kanë luajtur deri më tani e kanë merituar, nuk janë të panjohur dhe kanë vlera. Do bëjmë më të mirën çdo javë, luan ai që është më në formë dhe nuk ka ndonjë problem”.

“Kthesa e madhe me Partizanin? Futemi në çdo ndeshje për të fituar. E dimë që Partizani ka një ekip të mirë, megjithatë ne jemi të qartë dhe e dimë mirë për çfarë hyjmë në fushë. Duam të fitojmë çdo ndeshje, e cimë që është një ndeshje e vështirë, kundër një kundërshtari të fortë. Gjithsesi fusha do ta tregojë. Ne na ka munguar rezultati, jo loja. E rëndësishme është të fitohen pikët. Do preferoja të mos luanim aq mirë, të jemi pragmatistë dhe të marrim tre pikët. Ato vlejnë për momentin. Normalisht jam i kënaqur për lojën që ka zhvilluar ekipi, por jo me pikët që kemi marrë. Nesër do të bëjmë gjithçka që të fitojmë”.

“Presion te skuadra dhe ju? Presioni në futboll është në çdo moment, edhe kur luan për titull, edhe për Europë, edhe për mbijetesë. Ka tre lloje presionesh që ndikojnë në skuadër. Megjithatë ne kemi një skuadër mjaft të pjekur, me eksperiencë. Lojtarët dhe ne të gjithë jemi këtu për të treguar se e mundim presionin’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco