Liga e Kampioneve/ Përfundojnë pjesët e para, Zenit i vjen në ndihmë Lazio-s

Liga e Kampioneve/ Përfundojnë pjesët e para, Zenit i vjen në ndihmë Lazio-s

19:43, 08/12/2020

Kanë përfunduar pjesët e para në 2 nga 8 ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Kampioneve.

Bie në sy fitorja 1-0 e Zenit ndaj Dortmund. Në minutën e 16’ ishte Sebastian Driussi ai i cili shënoi për skuadrën ruse, pas një asisti të Alex Sutormin.

Gjithashtu, duke fituar është edhe skuadra e Lazio-s. Bardhekaltërit po triumfojnë me rezultatin 2-1 ndaj Club Brugge në stadiumin “Olimpico” të Romës.

Në qoftë se ndeshjet mbyllen me kët rezultat atëherë, Lazio ngjitet në vendin e parë të renditjes, duke lënë poshtë saj Dortmundin.

Rezultatet:

Image

Renditja:

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco