Barça me probleme në mbrojtje, katalanasit synojnë transferimin e futbollistit të Chelsea-t

Barça me probleme në mbrojtje, katalanasit synojnë transferimin e futbollistit të Chelsea-t

19:16, 08/12/2020

Barcelona ka probleme në qendër të mbrojtjes. Gerard Pique dhe Ronald Araujo janë të dëmtuar, duke detyruar katalanasit që të rekrutojnë një lojtar në merkaton e janarit.

Sipas “Mundo Deportivo”, blaugranët synojnë transferimin e futbollistit të Chelseat,  Antonio Rudiger. Mbrojtësi gjerman, jo gjithmonë në planet e Frank Lampard dhe që kishte kërkuar largimin nga “Blutë e Londrës” në merkaton e verës, mund të jetë një operacion me kosto të ulët për Barçën. Mbetet për t'u parë...

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco