Shqipëria drejt ‘Katar 2022’/ Kalendari i kuqezinjve, e nisim në transfertë dhe e mbyllim në shtëpi

Shqipëria drejt ‘Katar 2022’/ Kalendari i kuqezinjve, e nisim në transfertë dhe e mbyllim në shtëpi

19:11, 08/12/2020

Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në Grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve.

Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 mars 2021 kundër Andorrës në transfertë dhe do ta përfundojë më 15 nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.

Grupi I:

Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri

Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco