Lajme të mira për Zidane, Sergio Ramos lë pas dëmtimin

Lajme të mira për Zidane, Sergio Ramos lë pas dëmtimin

18:20, 08/12/2020

Më në fund trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane ka marrë lajme të mira nga infermieria. Tekniku francez do të ketë në dispozicion për ndeshjen e rëndësishme ndaj Borussia Monchengladbach, kapitenin, Sergio Ramos.

Qendërmbrojtësi është shëruar plotësisht nga dëmtimi dhe do të jetë në dispozicion të Zidane-s për sfidën ndaj skuadrës gjermane, takim ku vlen vetëm fitorja për “Los Blanco-s”.

Përveç Romës, Alvaro Odriozola dhe Dani Carvajal, janë kthyer në skuadër. Nuk ndodh e njëjta gjë me Eden Hazard, Martin Odegaard dhe Federico Valverde të cilët nuk do të jenë në fushë në këtë takim vendimtar.

 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco