Ronaldo-Messi-Lewandowski, finalistët për çmimin ‘Lojtari më i Mirë i Vitit 2020’

Ronaldo-Messi-Lewandowski, finalistët për çmimin ‘Lojtari më i Mirë i Vitit 2020’

17:20, 08/12/2020

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski janë finalistët për çmimin “Lojtari më i Mirë i Vitit 2020” në edicionin e “Dubai Globe Soccer Awards”, me ceremoninë e ndarjes së çmimeve që do të zhvillohet më 27 dhjetor.

CR7 dhe “Pleshti” janë gjithashtu në finale për “Lojtarin më të Mirë të Shekullit”, së bashku me Mohamed Salah dhe Ronaldinhon.

Në kategorinë “Trajneri i Vitit”, përveç Hans-Dieter Flick, i cili fitoi tripletën me Bayernin, janë Jurgen Klopp, kampion i Premier League-s me Liverpoolin dhe Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco