Dede: Është koha për të fituar Tirana, duam 18 pikë deri në fund të vitit

Dede: Është koha për të fituar Tirana, duam 18 pikë deri në fund të vitit

17:00, 08/12/2020

Tirana ende nuk e ka shijuar fitoren e parë nën drejtimin e Nevil Dedes e këtë synon ta arrijë në ndeshjen me Laçin.

Trajneri i bardhebluve në konferencën për shtyp para sfidës me kurbinasit u shpreh: “Është koha për të fituar Tirana. Është mirë që ekipi të rikthehet sa më shpejt te rezultatet pozitive. Kampionati ka një koeficient vështirësie shumë të lartë, janë një grup skuadrash që nuk kanë diferencë dhe rezultatet e ngushta dhe barazimet po e tregojnë diçka të tillë. Laçi ka investuar shumë, e njoh mirë presidentin dhe ambientin atje. Kam punuar vite më parë në atë klub dhe kam një eksperiencë të mirë, kështu që kam edhe një raport të mirë”.

Fusha e Laçit: “Normal, fusha e Laçit është në parametra të mira dhe meriton komplimente. Presidenti merret me detajet dhe është miku im. Do kem edhe emocione miqësore, josportive. Ai meriton dhe gëzon respektin tim. Do të shkoj të takoj një mik dhe do të luftojmë fort. Besoj se do të jemi sërish miq pas ndeshjes”.

Kalendar i ngjeshur: Intensiteti është i madh, ndeshjet janë të ngjeshura. E rëndësishme është që ne të mos kemi më dëmtime. Gradualisht po rikuperojmë Bathën, Toshevksin dhe Torasën, që po shkojnë në 100-përqindëshin e tyre. Shpresojmë që shumë shpejt  të na bashkohet edhe Çelhaka, pasi Cale kthehet në janar. Intensiteti i ndeshjeve është i lartë dhe kjo është diçka që nuk fshihet dot.

Tirana për titull: “Tirana do titullin dhe e ka detyrim. Kjo përkthehet që në çdo ndeshje duhen marrë tri pikët. Janë gjashtë ndeshje dhe do të tentojmë 18 pikë deri në fund të vitit”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco