Katar 2022/ Ndeshja Kosovë - Spanjë në rrezik? Vjen përgjigja e qeverisë spanjolle

Katar 2022/ Ndeshja Kosovë - Spanjë në rrezik? Vjen përgjigja e qeverisë spanjolle

16:08, 08/12/2020

Në shortin e Botërorit "Katar 2022" , Kosova u shortua në një grup me probleme diplomatike! “Dardanët” e Bernard Shaland, u çiftuan në Grupin B, së bashku me Greqinë, Gjeorgjinë dhe Spanjën, të cilat ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, duke ngritur shumë pikëpyetje në lidhje me këto përballje.

Image

Përballë kësaj situate, ka reaguar së fundmi Ministrja e Punëve të Jashtme në Qeverinë Spanjolle, Arança Gonzalez Laja, e cili u përgjigjur pyetjeve në lidhje me ndeshjet që Spanja do të luajë kundër Kosovës. Ajo ka theksuar se e drejta ndërkombëtare dhe rregullat e FIFA-s janë dy “botë të ndara”.

“Së pari, duhet thënë se kjo çështje zgjidhet me rregullat e FIFA-s, të cilat janë rregullat e saj dhe jo ato të së drejtës ndërkombëtare për njohjen e shteteve “, tha Gonzalez.

Laja ka theksuar gjithashtu se kjo është arsyeja pse në garat e FIFA-s ka ekipe të tilla si Ishujt Faroe, Uellsi, Skocia, Irlanda ose Gjibraltari, “që nuk janë shtete.” Edhe pse ai thekson se ky fakt nuk e ndalon pjesëmarrjen e Spanjës në këto turne.

“Fakti që Spanja nuk e njeh Kosovën nuk nënkupton se nuk merr pjesë në garat në të cilat merr pjesë ekipi i saj kombëtar. Spanja tashmë është përballur me Kosovën në Lojërat Mesdhetare 2018 ose në Kupën e Botës U21. Ne do të punojmë me FIFA-në për të parë se cilat do të jenë kushtet për pjesëmarrjen e Kosovës dhe si do të zhvillohen ndeshjet në të cilat Spanja do të përballet me kombëtaren e tyre “, shtoi ajo.

“Për modalitetet e ndeshjeve në Spanjë dhe Kosovë dhe gjithashtu Greqi, ne do të negociojmë ose diskutojmë me FIFA- në siç bëjmë gjithmonë sipas rregullave të futbollit,” përfundoi ministrja spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco