“Globbe Soccer Awards” ka nisur fazën e dytë për çmimet e ndryshme që do jepen në vend të Topit të Artë.
Këtë sezon Topi i Artë nuk do i jepet lojtarit më të mirë të vitit 2020, por do zgjidhet lojtari më i mirë i shekullit të fundit. Nga 25 kandidatë që ishin, tani janë vetëm 4 në garë për çmimin lojtari më i mirë i shekullit.
Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Mohamed Salah dhe Ronaldinho janë katër finalistët, që janë votuar më shumë.
Mbetet të shihet kush do votohet si lojtari më i mirë në shekullin e fundit, ndërsa portugezi shihet si favoriti bazuar në votat momentale.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: