Lukaku: Jam një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë

Lukaku: Jam një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë

18:22, 07/12/2020

Ashtu siç e theksoi edhe vetë para pak ditësh, Romelu Lukaku po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij, që kur iu bashkua Interit verën e 2019-ës me kërkesë të trajnerit zikaltër Antonio Conte.

Sulmuesi belg shënoi 34 gola në sezonin e tij të parë me fanellën zikaltër dhe dha 6 asiste, ndërsa në sezonin aktual ka shënuar 8 gola në kampionat e 4 në Ligën e Kampionëve, duke u konfirmuar lider i Interit.

Së fundi Romelu Lukaku ka dhënë një intervistë për prestigjiozen franceze “France Football”, ku e ka përfshirë veten në një ndër 5 sulmuesit më të mirë në botë dhe ka premtuar se po punon për të shkuar përtej limiteve të tij.

“Mendoj se jam një nga 5 sulmuesit më të mirë në botë. Nëse Ronaldo, Messi dhe Lewandowski kanë tejkaluar limitet e tyre, atëherë pse të mos ia dal edhe unë të bëj të njëjtën gjë”, u shpreh Lukaku për “France Football”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco