Vushtrria shënon fitore ndaj Dritës

Vushtrria shënon fitore ndaj Dritës

11:04, 07/12/2020

Në fundjavë është zhvilluar xhiroja e gjashtë në Ligën e Parë të Femrave. 

Në ndeshjen kryesore të kësaj xhiro, Vushtrria ka mundur Dritën me shifrat 42:63, si mysafir. Skuadra vushtrriase ka pesë fitore dhe dy humbje, derisa ajo gjilanase tri fitore dhe tri humbje.

United Basketball ka vazhduar me fitore, kësaj radhe duke mposhtur Istogun 66:24. United Basketball regjistroi fitoren e gjashtë në këtë edicion, ku ka edhe një humbje, kurse skuadra istogase ka gjashtë humbje në gjashtë ndeshje. 

AA Kerasan Prishtina shënoi fitore të thellë ndaj Kaçanikut me rezultat 105:28. Skuadra prishtinase ka pesë fitore dhe një humbje, derisa ajo kaçanikase gjashtë humbje, në po aq takime të zhvilluara.

Junior 06 ka triumfuar ndaj Sferës në udhëtim me rezultat 70:87. Junior 06 ka pesë fitore dhe një humbje, kurse Sfera një fitore dhe pesë humbje.

Liga e Parë e Femrave - Java 6

United Basketball - Istogu 66:24

Sfera - Junior 06 70:87 

Drita - Vushtrria 42:63 

AA Kerasan Prishtina – Kaçaniku 105:28.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco