FOTO/ Suriprizë për tifozët e Interit, ky pritet të jetë sulmuesi i ri i skuadrës

FOTO/ Suriprizë për tifozët e Interit, ky pritet të jetë sulmuesi i ri i skuadrës

10:45, 07/12/2020

Më një ndeshje shumë të rëndësishme për t’u luajtur në Ligën e Kampionëve kundër Shakhtar Donetskit të mërkurën dhe me një ecuri pozitive në kampionat, Interi nuk e ka lënë anash edhe punën në tregun e lojtarëve për freskimin e skuadrës në dispozicion të trajnerit Antonio Conte.

“Neroazzurrët” po planifikojnë një prurje të re për repartin e sulmit dhe sipas lajmeve të fundit nga “Sky Italia”, ata janë shumë afër mbylljes së marrëveshjes me skuadrën braziliane Fluminese për sulmuesin Marcos Paulo.

Operacioni për 19-vjeçarin pritet te mbyllet gjatë merkatos së janarit dhe trajneri Antonio Conte e admiron shumë pasi ai luan si sulmues krahu dhe sulmues qendre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco