Premierliga/ Liverpooli shkëlqen me tifozë në stadium

Premierliga/ Liverpooli shkëlqen me tifozë në stadium

23:10, 06/12/2020

Rikthimi i tifozëve në stadium, edhe pse në një masë shumë të reduktuar, rikthen edhe Liverpoolin e madh, atë të sezonit të kaluar.

“The Reds” shkëlqyen në sfidën e “Anfield Road” ndaj Wolves, duke triumfuar thellë me rezultatin 4-0.

Goli i Salah në pjesën e parë vetëm sa i hapi udhën suksesit të Liverpoolit, që në fraksionin e dytë shënoi edhe tre herë të tjera, me Wijnaldum, qendërmbrojtësin Matip, ndërsa vulosi pokerin autogoli  i portugezit Semedo.

Lajmi i mirë për Klopp ishte rikthimi i Alexander-Arnold, që luajti disa minuta në pjesën e dytë, ndërkohë që me këtë fitore Liverpooli iu bashkua Tottenhamit në krye të renditjes në kuotën e 24 pikëve pas 11 javësh kampionat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco