Dritan Laci në ‘Fair Play’: Partizani doli më i fituar në derbi

Dritan Laci në ‘Fair Play’: Partizani doli më i fituar në derbi

22:43, 06/12/2020

Tirana dhe Partizani ndanë nga një pikë në përballjen e tyre të parë për sezonin 2020-2021, në derbin që u luajt të premten në “Air Albania” dhe që përfundoi 0-0.

Përveç mungesës së tifozëve, një problem i madh ishte dhe fusha, e cila ndikoi jo pak në nivelin e lojës.

Gazetari i Syri.net, Dritan Laci, lëshon këtë batutë në emisionin “Fair Play” nga gazetarja Enkeleida Zeko: “Ishte një ndeshje që për mendimin tim nuk u luajt me 11 vetë, por me 12, duke futur edhe punëtorin e fushës. Në atë fushë nuk mund të shfaqen vlera. Ndeshja la një shije jo të mirë”.

Më tej, ai shtoi: “Partizani kishte një rast me Bardhin, por them që nuk e humbi Bardhi rastin, por ishte portieri i Tiranës që ishte në lartësinë e duhur. Siç e thashë, nuk la një shije të mirë ndeshja dhe mund të them se ishte një nga ndeshjet më të dobëta të viteve të fundit, madje edhe kur njëra apo tjetra skuadër ka qenë në periudhë të keqe. Partizani doli më i fituar nga derbi, pasi mori një pikë dhe la Tiranën poshtë”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco